Bashkëpunëtori i ngushtë i Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Adnan Merovci ka shpjeguar se cili ka qenë qëndrimi i tij rreth ndërtimit të objekteve fetare në qendër të Prishtinës.
Ky është postimi i plotë i Merovcit:
Parashikimi i Dijetarit!
Në fillimvitet e 90-ta të shekullit të kaluar, kur filloi së ndërtuari kisha serbe në hapësirat e Universitetit, gazetari kërkon komentin e Presidentit RUGOVA, i cili i përgjigjet: “Nuk do të lejojmë ndërtimin e një kishe politike në oborrin e Universitetit!”.
Pas disa vitesh kur iu vu kryqi kësaj kishe, i njëjti gazetar i thotë Presidentit, keni thënë se nuk do ta lejoni ndërtimin e saj, a do ta rrënoni kur të vini ju në pushtet? Dijetari RUGOVA përgjigjet: “Jo, nuk do ta rrënojmë, por në afërsi të saj do ta ndërtojmë një katedralë dhe një xhami!”