Fjalë Kyçe

Raportohen në polici disa mjekë në Prishtinë, akuzohen se nga neglizhenca u vdiq një pacient

Raportohen në polici disa mjekë në Prishtinë, akuzohen se nga neglizhenca u vdiq një pacient

Dy femra në Prishtinë po akuzojnë stafin shëndetësor se si rrjedhojë e pakujdesisë së tyre dhe neglizhencës, një e afërm e tyre ka ndërruar jetë në spital.

Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh ka bërë të ditur se dy femra në Prishtinë, kanë deklaruar dhe shprehur dyshime se viktimës i është përkeqësuar gjendja për shkak të neglizhencës së stafit shëndetësor.

Viktima, siç deklarohet në raport më pas ka ndërruar jetë.

Në raport bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet.