Fjalë Kyçe

Mjeku i njohur llapjan Ali Lahu rezulton pozitiv me Covid-19

Mjeku i njohur llapjan Ali Lahu rezulton pozitiv me Covid-19

Podujeva është një prej qyteteve më pak të prekura nga Covid-19, megjithatë dita-ditës edhe në këtë qytet po lajmërohen raste të reja të prekur nga ky virus. Po ashtu, nga pandemia janë prekur edhe ata që janë në ballë të kësaj ‘lufte’ e që janë mjekët.

Mjeku i njohur llapjan, specialisti Ali Lahu ka njoftuar gjatë ditës së sotme se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus. Njoftimin e ka bërë vetë mjeku Lahu përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.

Njoftimi i plotë i mejkut Ali Lahu:

Të dashur miq,shokë dhe pacientë,

Duke ushtruar profesionin, përveç kënaqësisë që ai të sjell, njeriu merr edhe rreziqet që ai mund të ofrojë në situata të caktuara.

Sot, nga IKSHPK mora konfirmimin që jam pozitiv në COVID-19.

Andaj, pas këtij rezultati vendosa të vetizolohem, ndonëse për momentin nuk kam asnjë shqetësim shëndetësor.

Për fund, miq të respektuar, virusi është kudo: në ne, mes nesh dhe rreth nesh, andaj mos e nënçmoni!

Ruani distancën, bartni maskën,mbani pastërtinë.

Shihemi së shpejti! Shëndet!