Fjalë Kyçe

Tre të lënduar në një aksident trafiku te Rruga B

Tre të lënduar në një aksident trafiku te Rruga B

Një aksident komunikacioni ka ndodhur të dielën në rrugën ‘B’, në Prishtinë, si pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Florie Ahmeti.

“Rreth ores 16:30 në rrugën ‘B’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasoj e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale në automjete”, tha Ahmeti.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i komunikacionit rrugor.