Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar në rrjetet sociale pas fundit të sezonit në IPKO Superligën e Kosovës.
Ai ka uruar Dritën për titullin e fituar, derisa Gjilanin për pjesëmarrjen në Europa League, teksa e quan qytetin e Gjilanit “Kryeqyteti i Sportit!”, raporton Gazeta Express.
“Drita kampion, Gjilani nënkampion. Dy gjigantët e qytetit do ta pushtojnë Europën.
Urime titullin e kampionit së Superligës lojtarëve të Dritës, kryesisë, Intelektualëve dhe presidentëve të klubit, z. Flamur Bunjaku e z. Valon Murseli.
Urime, po ashtu, lojtarëve të SC Gjilanit, kryesisë, Skifterave dhe presidentit të klubit, z. Florim Zuka, për sigurimin e pjesëmarrjes në garat europiane.
Përshëndetje nga Kryeqytetit i Sportit!”.