Fjalë Kyçe

Viti: Dy të rinj me motoçikletë përplasen në një shtyllë elektrike

Viti: Dy të rinj me motoçikletë përplasen në një shtyllë elektrike

Të dielën në mbrëmje ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Germovë të Vitisë.

Një lexues i klankosova.tv e ka dërguar një video nga vendi i ngjarjes dhe i ka thënë redaksisë se dy të rinj me motoçikletë janë përplasur në një shtyllë elektrike.

Klan Kosova ka provuar që të kontaktojë me zyrtarin e Policisë për rajonin e Gjilanit për të marrë më shumë informata lidhur me këtë rast, mirëpo deri më tani nuk ka marrë përgjigje.