Policia e Kosovës ka arrestuar një vajzë në Ferizaj nën dyshimin se ka ndihmuar dy burra për ta dhunuar seksualisht një tjetër vajzë.
Policia ka njoftuar se se viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor dhe se rasti është duke u hetuar.
“Ferizaj 23.07.2020 – 09:30. është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta së bashku me dy të dyshuar të pa njohur kanë marr pjesë apo ndihmuar në dhunimin e viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.