Fjalë Kyçe

Podujevë: Tre persona të maskuar e ndalin veturën, nën kërcënimin e armës i vjedhin parat

Podujevë: Tre persona të maskuar e ndalin veturën, nën kërcënimin e armës i vjedhin parat

Dje në Podujevë ka ndodhur një grabitje e armatosur si në filma, kur tre persona të maskuar kanë ndaluar një veturë dhe më pas i kanë grabitur një shumë parash një personi.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima mashkull kosovar ka raportuar se  derisa ishte duke drejtuar veturën e tij papritmas para veturës së tij ishte ndal një veturë  nga e cila kishin dalë tre persona të maskuar, njëri prej tyre me një thikë  kishte thyer xhaminë veturës së viktimës dhe nën kërcenim të armës ia kishin grabitur  një shumë parash.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, viktimës i është ofruar tretman mjekësor pasi që ka qenë i shqetësuar.

Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:

Rr. Ilir Konushevci, Podujevë, 27.07.2020-14:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se  derisa ishte duke drejtuar veturën e tij papritmas para veturës së tij ishte ndal një veturë  nga e cila kishin dalë tre persona të maskuar, njëri prej tyre me një thikë  kishte thyer xhaminë veturës së viktimës dhe nën kërcenim të armës ia kishin grabitur  një shumë parash. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, viktimës i është ofruar tretman mjekësor pasi që ka qenë i shqetësuar.