Fjalë Kyçe

Geci: S’i kam bërë asgjë Hashim Thaçit dhe as Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së

Geci: S’i kam bërë asgjë Hashim Thaçit dhe as Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së

Gani Geci, një prej ish-ushtarëve të UÇK’së thotë se pret që Gjykata Special të hetojë çështjen e komunikatës 59 të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së.

Ai thotë se nuk ka asgjë personale me presidentin Hashim Thaçi ose dikë tjetër. Thotë se vetëm po kërkon drejtësi për “vrasjen e shokëve”.

Tha se nuk u frikësohet kërcënimeve, por se ka shtuar masat e sigurisë.

“Kush ka qejf me vdekë. Kam shtuar masat e sigurisë. Me thanë që po tutem nuk po tutem por masat e sigurisë i kam shtuar. Edhe Hashim Thaçi me m’thirr ose kryeministri unë shkoj e flas me të”, tha Geci i ftuar në emisionin Pressing në T7.

Ripërsëriti se i është gëzuar formimit të Gjykatës Speciale, derisa thekson se nuk ka bërë asgjë kundër Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së.

“Nëse është proces politik, më së miri e dijnë ata që votuan Specialen”, shtoi ai.