Dputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci, ka sulmuar kryetarit e Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafën, pas sulmit të sotëm që ndodhi ndaj deputetit Gazmend Gjyshinca.
Bajqinovci e ka quajtur Mustafën “medikoër sharlatan” dhe “mashtrues ordiner”, duke e kritikuar edhe për lidhjet me Hashim Thaçin dhe PDK-në.
Postimi i plotë Bajqinovcit:
Shkenca dhe e gjithë dija e mbështetur nga të vërtetat e nxjerra nga faktet, nuk e duron gënjeshtrën e mashtrimin. Qenësia intelektuale e akademizmi janë vlera që definohen nga parimësia, e vërteta dhe guximi për ta thënë e mbrojtur idenë mbi një të vërtetë në të cilën beson. E ky besim, ne parimet e shkencë dhe akademizmit frytnohet nga faktet. Akademizmi e intelektualizmi i munguar në politiken tonë, nuk mund të definohet nga prostituime politike të stilit të Isa Mustafës.
Shkenca dhe dija për Isa Mustafën, këtë medioker sharlatan që personifikon një mashtrues ordiner, nuk janë faktet dhe parimet por është Hashim Thaçi dhe PDK’ja.
Një intelektuali, mendimin ja ndryshon vetëm kur ndërrojnë faktet. E se si ju ndërron mendimi, qëndrimi e bindja këtyre “akademikeve” të thatë e te pagdhendur të LDK’së, tashmë e di e gjithë Kosova. Vetulla style.
Isa, me atë shkencën e intelektin e tij, kur i ballafaqon teoritë shkencore mbi PDK’në, para zgjedhjeve i dalin vrasës që duhet të përgjigjen para Gjykatës Speciale, e pas zgjedhjeve, parti që ka kontribut ne shtetndërtim. Kërkimi i tij shkencor është ende në ecajaket e tij. Këto 10 vitet e ardhshme, pritet rezultati përfundimtar. E sa për numrin e deputetëve, dorëzojë mandatin e vjedhur e shkojmë në zgjedhje. A i ke pa sondazhet e qershorit? Çka janë 56 deputetë për merakli e mumie politike si ti?