Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, ka mirëpritur një vendim të fundit të Qeverisë. Bëhet fjalë për vendimin rreth mbulimit të policave të sigurimit për mërgimtarët.
Postimi i plotë i Shahinit:
Qeveria Hoti nuk po premton Koti
AKB e mirëpret vendimin për realizimin e premtimit të qeverisë për mbulimin e Policave të Sigurimit nga ministria e financave për të gjitha veturat e bashkatdhetarëve tonë që sivjet do të vinë në vendlindjen e tyre, në Republiken e Kosovës për të cilën po investojnë vazhdimisht shumë qindra miliona.
Mërgimtarët tonë nga ky vendim shtetëror konkret do të kursej mbi 1 milion euro por edhe do të shkurtohen procedurat dhe pritjet kufitare.
Qeveria duhet të vazhdoj me vendime për të lehtësuar jeten e qytetarëve , bashkatdhetarëve dhe bizneseve të Kosovës.