Fjalë Kyçe

Arrestohen katër persona për fajde në Podujevë: I konfiskohen municion i madh, para dhe drogë

Arrestohen katër persona për fajde në Podujevë: I konfiskohen municion i madh, para dhe drogë

Katër persona janë arrestuar në Podujevë për Fajde nga Policia e Kosovës.

Policia në bashkëpunim me prokurorin e rastit kanë kontrolluar tri lokacione dhe kanë arrestuar katër të dyshuar në Podujevë.

Në këto tri lokacione janë konfiskuar 7 kallashnikovë, 34 armë të vogla, mbi 8 mijë fishekë, drogë dhe para të gatshme.

Personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje.

“Njësia për hetimin e krimit të organizuar pas hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me prokurorin, kanë kontrolluar tri lokacione dhe kanë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë si dhe kanë konfiskuar shtatë armë AK 47, dy armë të gjata, tridhjetë e katër armë të vogla, tetë mijë e nëntëqind e tetëdhjete (8980) fishekë të cal. të ndryshme 2.580 gr. substance e dyshuar narkotike, e llojit Marihuanë, 1370 euro, 100 franga 20 pound, katër telefona celularë, pajisje për përpunimin e armëve si dhe tyta të armëve. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportinë policisë.