Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ju drejtua publikut në konferencë për media ku temën e parë e kishte dialogun me Kosovën dhe u ankua para takimit të Brukselit mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë për deklaratat e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti dhe bashkësisë ndërkombëtare.
Vucic mes temave të ekonomisë e të tjera çështjen e parë që e adresoi ishte dialogu mes Kosovës e Serbisë. Ai tha se delegacioni serb ka shkuar në Bruksel dhe është e përgatitur mirë. Shtoi edhe se Serbia është përcaktuar, siç tha për paqe dhe stabilitet në rajon dhe është e përkushtuar për këtë, për të cilën arsye edhe zhvillon bisedime me Kosovës.
“Kur bëhet fjalë për Kosovën do të na duhet shumë forcë të ruajmë pozicionin e negociatorit të fortë dhe të jemi të gatshëm të refuzojmë çdo presion të pranojmë Kosovën e Metohinë. Jam i habitur me deklaratën e Avdullah Hotit se është përgatitur ultimatum dhe atë nuk e demantoi askush,” u ankua Vucic.
Ai vazhdoi ankesat duke thënës se nuk ka rëndësi se çka është në përputhje me kushtetutën e Kosovës apo jo duke ju referuar marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe të nënshkruar me 2013.
Vucic pastaj shtoi thënien e tani të përsëritur shpesh se ‘Serbia nuk do të jetë thes për ta shqelmuar kur çdo herë na thonë ta pranojmë Kosovën, e ne të mos marrim asgjë. Kjo nuk do të ndodhë’, tha ai.