Fjalë Kyçe

Testohet terapia me antitrupa të kuajve kundër Covid-19

Testohet terapia me antitrupa të kuajve kundër Covid-19

Argjentina ka filluar testimet klinike për trajtimin e Covid-19 duke përdorur një serum hiper-imun që është zhvilluar me antitrupa nga kuajt, kanë thënë shkencëtarët e përfshirë në këtë hulumtim të mërkurën.

Serumi, i prodhuar nga kompania bioteknologjike Inmunova, bëhet duke injektuar proteinën e virusit Sars-CoV-2 në kuaj, i cili bën që kafsha të mbledhë një sasi të madhe të antitrupave neutralizues. Pastaj nxirret plazma nga kali, pastrohet dhe procesohet, shkruan AP, transmeton KOHA.

Pasi qe kjo metodë tregoi rezultate pozitive në laborator, tani do të bëhen teste klinike për te siguruar efektshmërinë e serumit në 242 persona të diagnostikuar me këtë sëmundje që kanë gjendje të mesatarisht të rëndë dhe të rëndë, tha ky laborator.

“Nëse mund të ulim shumëzimin e virusit në ditët e para, jo vetëm që do të zvogëlojmë edhe sasinë e virusit në trup dhe përmirësimin e pacientëve, por edhe mendojmë se ky kapacitet i neutralizimit të virusit do t’i ndihmojë pacientët që të krijojnë vetë imunitetin e tyre’, tha Fernando GFoldbaum, drejtori shkencor i Inmunova-s, transmeton KOHA.

Goldbaum tha se testimet kishin filluar të hënën e kaluar dhe rezultatet e para priten në mes të tetorit dhe nëntorit.

Argjentina ka regjistruar afro 175,000 raste të konfirmuara me Covid-19, me afro 3,200 të vdekur.