Kosovarët po vazhdojnë të mos i zbatojnë rekomandimet e IKSHPK-së për masën e vetizolimit.
Madje, një person në Suharekë, ani pse ishte konfirmuar pozitiv me koronavirus, as nuk e mori parasysh rrezikun që shkakton dalja e tij jashtë shtëpisë, shkruan lajmi.net.
Sipas raportit të Policisë, i njëjti ka shkuar në zyret e një banke.
Ndaj të njëjtit është inicuar rast.