Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar Serbisë që të ndalojë lobimin e saj për tërheqjen e njohjeve dhe të ndalojë thirrjet që shtetet e tjera të botës mos e njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
Pavarësisht thirrjeve të SHBA’së dhe BE’së, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic po shpërfill thirrjet dhe po vazhdon me avazin e vjetër siç di ai dhe diplomacia serbe.
Vucic sot ka falënderuar shtetin e Palestinës që nuk po e njeh pavarësinë e Kosovës.
Presidenti serb është takuar në Beograd me ambasadorin palestinez, Muhamed Nabhan, ku ia tha këto fjalë për Kosovën dhe mbështetjen që po i jep Serbisë që një kohë të gjatë në këtë çështje.
Vucic e Nabhan folën për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, situatën e fundit ekonomike në Serbi dhe pandeminë COVID-19.
Kujtojmë se ishte Qeveria Kurti ajo që hoqi taksën ndaj Serbisë, taksë kjo e vendosur pikërisht si kundërpërgjigje ndaj autoriteteve serbe për lobimin për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe mos anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.