Derisa mjekët po përballen me shtim të rasteve me Covid-19, në shumicën e klinikave gjendja është e keqe, derisa edhe ushqimi është i pamjaftueshëm.
Mjekja Lujeta Gashi ka shpërndarë foton e një shujte të mjekëve të cilët punojnë shpesh me orar të zgjatur. ‘Me fat Kurban Bajrami! Kjo është dreka e epidemiologëve për Bajram. Punojmë çdo ditç pa orar duke u kujdesur për shëndetin e juaj, kudo që jeni’ ka shkruar Gashi sipër fotografisë.
Për këtë ka reaguar edhe Enver Dugolli, zyrtar i lartë në Vetëvendosje. ‘A thua si po ndihen qeveritarët me këtë këtë realitet nënçmues dhe aspak falenderues për profesionistët shëndetsor? Të mbingarkuar me punë, në ekspozim permanent të rrezikut, të shpërfillur e me pagesa aspak të dinjitetshme, e tani po shohim edhe të pa ushqyer si duhet! TURP PËR QEVERINË KOTI!’, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.