Klubi kampion i Kosovës në futboll të femrave, KFF Mitrovica, është përforcuar me dy futbolliste nga Afrika e Jugut.
Klubi mitrovicas ka njoftuar se ka transferuar mbrojtësen Zanele Portia Nhlapo dhe sulmuesen Andisiwe Mgcoyi.
Të dy futbollistet stinorin e kaluar ishin pjesë e Apollonisë së Fierit.
Mitrovica ka paralajmëruar se ditëve në vijim priten edhe përforcime tjera. Klubi do të garojë në fazën kualifikuese në Ligën e Kampionëve.