Policët janë 12 orë në terren dhe gjithë këtë angazhim Polica e Kosovës e kanë për shkak të pandemisë COVID-19, që ka kapluar edhe Kosovën. Por, për punën që bëjnë zyrtarët policorë marrin edhe kritika.
Madje puna e tyre gjatë kohës së pandemisë, është monitoruar nga ana e Inspektoratit Policor. Në raportin e hartuar nga ky organ e që e ka siguruar T7, janë evidentuar disa shkelje.
Inspektimi është kryer gjatë muajit prill, ndërsa shkeljet e evidentuara kanë të bëjnë kryesisht me lejimin e qarkullimit në zona të karantinuara. Një rast i tillë është vërejtur në fshatin Kijevë. Edhe në Klinë inspektorët e IPK-së kanë vërejtur se zbatimi i masave ka qenë në nivel të papranueshëm.
Sipas raportit policët kanë filluar të jenë të më të vëmendshëm vetëm pasi i kanë parë inspektorët në terren. Zonë e karantinuar ishte edhe komuna e Zvecanit. Inspektorët kanë vërejtur se masat kundër virusit korona po zbatoheshin shumë pak.
Siuatë më e mirë nuk ishte as në pjesën në Mitrovicën Veriore. Këtu inspektorët e IPK-së gjetën se Policia nuk po e kryente punën si duhet pasi po lejonte lëvizjen e qytetarëve.
IPK pos qyteteve të karantinuar ka inspektuar edhe stacionet e policisë kufitare e ku janë evidentuar mungesë e veshjeve mbrojtësve medicinale për stafin.
Ndërkohë pas këtij inspektimi IPK ka rekomanduar komandantët e stacioneve policore që të ushtrojnë kontrolle më të shpeshta të zyrtareve policor.