Ndonëse mbrëmë në Prishtinë u mbyllen disa lokale të cilat nuk respektonin vendimin e fundit të Qeverisë, në luftën kundër COVID-19, sonte në Vushtrri assesi nuk po ndalet ‘festa’.
Sërish është Budapest Club në Vushtrri, i cili po vazhdon punën ani pse me vendimet e Qeverisë atyre nuk u lejohet kjo gjë.
Kjo nuk është hera e parë që ky Club, po punon duke shkelur masat që janë ndërmarrë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Madje në paralajmërimet e tyre në rrjetin social Facebook, thuhet se mbrëmja muzikore fillon në orën 18:00 dhe mbaron në orën 23:00, shkruan Gazeta Insajderi.
Aty përveç që është ambient i mbyllur, nuk ka as distancë sociale e as ndonjë masë tjetër e cila parandalon përhapjen e virusit korona.
https://www.facebook.com/instory.ks/videos/2702524700027476/