Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se keqpërdorimi i logos së IKSHPK-së për interesa të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës dhe Kryeministrit Avdullah Hoti, është i papranueshëm.
Sipas saj, kjo cenon rëndë besimin e madh që qytetarët kanë krijuar ndaj këtij institucioni sidomos gjatë kësaj periudhe të përballjes me pandeminë.
“Kjo nuk është dashur të lejohet assesi. Mustafa e Hoti mund ta vazhdojnë fjalorin e ulët nga llogaritë e tyre por jo nga IKSHPK”.
https://www.facebook.com/hapeporten/posts/4042293682508059