Policia e Kosovës ka hapur hetimet për vdekjen e një vaze të mitur në një klinikë private.
Në një njoftim të Policisë, thuhet se rasti është hapur sot dhe se trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
“Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë, është hapur një rast vdekje e dyshimtë. Viktimë në këtë rast është një femër (e mitur). Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë përkatëse, janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin, ndërkohë që me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftim.