Me t’u konstituuar Kuvendi në Maqedoninë e Veriut menjëherë nisën bisedimet për formimin e shumicës.
Deri sa kreu socialdemokrat Zoran Zaev fliste në Kuvend, në Klubin e Deputetëve arriti kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi.Me pak vonesë erdhi edhe Zaev me bashkëpartiakët, ndërsa takimi zgjati rreth 30 minuta.
Vetë Thaçi nuk deshi të flasë për media, e në vend të tij foli nënkryetari Azem Sadiku, i cili tregoi se PDSH mori ftesë për bashkëqeverisje dhe e pranoi atë.Nuk është folur për detaje apo për ndarjen e resorëve, tha Sadiku.Socialdemokratët ndërkaq nuk ndaluan aspak para gazetarëve.
Për punën e bisedimeve për koalicione Zaev foli në Kuvend, ku paralajmëroi se nga sot e tutje do të ketë takim me të gjitha partitë shqiptare.