Fjalë Kyçe

Sot reshje shiu me intenzitet të dobët, por do të fryjë erë nga verilindja

Sot reshje shiu me intenzitet të dobët, por do të fryjë erë nga verilindja

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, i shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas institutit, reshjet parashihen të jenë me intensitet më të zvogëluara në krahasim me ditët e fundit.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim.