Humanisti ka ndarë ndihma për disa familje në komunën e Vushtrrisë.
Labinot Tahiri po vazhdon të ndajë ndihma për qytetarët në nevojë, ai sot vizitoi komunën e Vushtrrisë, ku dha kontributin e tij për qytetarët atje, shkruan lajmi.net.
Këngëtari gjatë vizitës së tij është nderuar edhe me mirënjohje nga kryetari Xhafer Tahiri, dhe humanisti thotë se kjo mirënjohje i takon qytetarëve.
“Faleminderit i nderuar kryetar Z. Xhafer Tahiri, pêr ndarjen e mirënjohjes për kohên kur ishim në aksione bamiresie me shperndarjen e ndihmave për shumë familje. Qytetarë, kjo ju takon edhe juve. Zoti ju bekoftë. Faleminderit Vushtri! Me respekt, Labi-FKSH”.
https://www.instagram.com/p/CDvvs5JBVvs/?utm_source=ig_embed