Besa kërkon rikthimin në elitën e futbollit kosovar dhe për të realizuar një objektiv të tillë pejanët do të ballafaqohen me Gjilanin në ndeshjen e barazhit më 30 maj.
Mbrojtësi prizrenas i Besës, Robert Gjeraj është optimist se skuadra e tij do të arrijë të rikthehet në Superligë, pasi që siç thekson ai presioni është te skuadra e Gjilanit.
“Ne jemi pa presion sepse aktualisht jemi në Ligën e Parë dhe nëse humbim, qëndrojmë aty. Presioni është mbi Gjilanin sepse ata janë në Superligë dhe kanë investuar shumë, kanë qenë korrekt me paga por ja që janë në barazh”, deklaroi Gjeraj në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini.
“Besa është një klub me traditë, kemi skuadër shumë të mirë madje edhe për Superligë andaj e meritojmë inkuadrimin”, shtoi ai.