Fjalë Kyçe

Trajneri serb i Malit të Zi thotë se Kosova ka defekte

Trajneri serb i Malit të Zi thotë se Kosova ka defekte

Trajneri i Malit të Zi, Ljubisha Tumbakoviç e ka vlerësuar kombëtaren e Kosovës si një ekip shumë serioz.

“Ne ishim duke e shikuar Kosovën dhe është një ekip shumë seriozë, defenitivisht më mirë sesa nga shorti i kualifikimeve ku vinin nga vazoja e pestë. Ata nuk janë për vazo të pestë, ata kanë cilësi por kanë edhe defekte.”, u shprehë trajneri serb.

Në stërvitjet e para të Malit të Zi u vërejt mungesa e mbrojtësit të Atletico Madrid, Stefan Savic i cili është i lënduar por malazezët po shpresojnë se do të rikthehet.