Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur edhe 11 persona si pasojë e koronavirusit.
Në njoftimin e Intitutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike thuhet se janë 141 raste të reja me COVID-19, pas testimit të gjithsej 440 mostrave nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK).
“Numri total i rasteve pozitive është 11 mijë e 416 raste nga 43 mijë e 984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2dhe 401 vdekje në total”, thuhet në njoftim.
Po ashtu sipas këtij njoftimi, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7 mijë e 191 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 824.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 44 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Podujevë 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Klinë, Obiliq, Prizren, Rahovec, Shtime dhe Skenderaj.