Fjalë Kyçe

Zyrtari policor pa maskë hyn e blen birra në Ferizaj

Zyrtari policor pa maskë hyn e blen birra në Ferizaj

Në rrjete sociale po qarkullojnë pamje në të cilat shihet një zyrtar policor i Policisë së Kosovës duke hyrë në një dyqan pa maskë, nga i cili del me disa shishe birrash.

Polici raportohet të jetë nga Stacioni Policor në Ferizaj.

Por siç duket zyrtarët policorë të cilët duhet të jenë shembull për zbatimin e masave, nuk po i respektojnë ato.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar majorin Mehmetali Hajdini nga Policia në Ferizaj, i cili ka thënë se kanë pranuar një informacion të tillë, të cilin janë duke e verifikuar.