Fjalë Kyçe

Pritet që kryeministri Hoti nesër t’i kthehet punës nga zyra

Pritet që kryeministri Hoti nesër t’i kthehet punës nga zyra

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, mbrëmjen e 2 gushtit njoftoi që ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Që nga ajo mbrëmje Hoti gjendet në vetizolim, teksa nëpëmjet një postimi në rrjetin social Facebook pati treguar se nuk ka simptoma të theksuara të koronavirusit, njofton Klan Kosova.

Kryeministri Hoti është në pritje të rezultatit të dytë për COVID-19, të cilin pritet ta merr nesër.

Këshilltari i tij Xhavit Beqiri i tha Klan Kosovës se nëse Kryeministri rezulton negativ, atëherë nga e hëna (nesër) do të dalë në punë.

Klan Kosova në edicionin e sotëm të lajmeve qendrore pati një pëmbledhje të punës nga shtëpia të Hotit, të cilën mund ta ndiqni më poshtë.