Fjalë Kyçe

Hoti u bën thirrje të rinjve: Bëhuni pjesë e FSK-së, nesër do të jenë ushtarë të NATO-s

Hoti u bën thirrje të rinjve: Bëhuni pjesë e FSK-së, nesër do të jenë ushtarë të NATO-s

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka bërë thirrje të rinjve që t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Ai ka thënë se nesër do të jenë ushtarë të NATO-s.

“Forca e Sigurisë e Kosovës ka hapur konkurs për rekrutë të rinj. Mbeten edhe pak ditë, deri më 21 gusht 2020, që ju të konkurroni për t’u bërë pjesë e ushtrisë të Republikës së Kosovës, e cila është garanci e së ardhmes sonë të sigurt dhe të përbashkët, pa dallim. Bëhuni pjesë e FSK-së dhe jepni ndihmesën tuaj që ajo të perfeksionohet sipas standardeve të NATO-s. Duke qenë pjesëtarë të FSK-së, ju nesër do të jeni ushtarë të NATO-s. Konkurroni për t’u bërë pjesë e FSK-së – pjesë e mozaikut të harmonisë, bashkëjetesës dhe prosperitetit të Kosovës”, ka shkruar Hoti në Facebook.