Një qytetar nga komuna e Malishevës i cili e ka të shtrirë në Klinikën Infektive gruan e prekur me coronavirus ka shprehur shqetësimin e tij si personat e vdekur nga Covid-19 po lihen në një dhomë bashkë me të gjallët.
Cen Desku, qytetar nga kjo komunë përmes një shkrimi në Facebook ka treguar se si sot në orët e mëngjesit në repartin e Infektologjisë kanë qëndruar në dhomë me të vdekurën 7 të gjallë.
“Sot në ora 1:30 të mëngjesit vdiç nga Covid 19 një grua në repartin e Infektologjisë në dhomën nr.A10. Dy orë qëndruam në dhomë me të vdekurën 7 të gjallë, 5 fëmijë të saj dhe unë me bashkëshorten time Sanijen, e cila vuan nga Covid dhe ju çrregullua pulsi dhe oksigjeni nga shqetësimi“ ka shkruar Desku, shkruan Reporteri.net.
https://www.facebook.com/cen.desku.51/posts/742636962965605?__xts__[0]=68.ARAoe-a_aiRFa3QvJE5Q_-dQQz7hGeBSAMFwHcOq2fOOWk6ZIE3NUsGlSHhc2GHwjciZYRicGxylCMnxOT_oBFXpBYdXM7T88UQ-gExGgkbal-lS1xVQBIOqGjvGPDNI9WcG8QL0jHA4hhf3p4HQAcoR7p8fnJ5aK-AO8-9wUMtEzmk7vuuy12BOrsttk-zg-K-CSL13R3E&__tn__=-R