Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes një komunikate për media bën të ditur se sot rreth orës 16:00, në Qendrën e Emergjencës së SHSKUK-së, ka ndërruar jetë i paraburgosuri me inicialet B. Ç, viti i lindjes 1958.
“I paraburgosuri, rreth orës 13:20 me rekomandim të mjekut të Qendrës se Paraburgimit Prishtinë, është dërguar në Qendrën e Emergjencës së SHSKUK-së, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësorë ka ndërruar jetë”, thuhet në komunikatë, transmeton KOHA.
Tutje bëhet e ditur se viktima ishte i dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë.
Nga organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes.