Fjalë Kyçe

Largohet nga puna inspektori nga Podujeva, reagon ashpër ndaj Policisë: Më denoncuan vetëm pse më panë duke pirë kafe

Largohet nga puna inspektori nga Podujeva, reagon ashpër ndaj Policisë: Më denoncuan vetëm pse më panë duke pirë kafe

Xhavit Emini, inspektori i Pyjeve në Komunën e Podujevës, ka akuzuar Policinë e Kosovës për shpifje ndaj tij pasi Stacioni Policor në Podujevë e denoncoi atë për mosrespektim të rekomandimit për vet-izolim të enjten.

Emini ishte rekomanduar të vet-izolohej më 6 gusht të këtij viti.

Por, ai thotë se vet-izolimi i tij ka përfunduar katër ditë më vonë, më 10 gusht, derisa ofron dëshmi se ka rezultuar negativ në testet për COVID-19 një ditë më vonë – më 11 gusht.

“Nuk e di a ka ligj kun, jam Inspektor, vetizolimi im ka perfunduar me dt.10.08.2020 , hapet rasti tek prokurori me dt.13.08.2020 per mos respektim izolimit nga st policorë podujevë, kan hapur rast se ndaj meje vetum se me ka kan pa tu pi kafe , dhe se fare nuk mu kan afruar mem legjitimu apo me marr deklarat se a jam vetizolum apo kam kalu kohen e vetizolimit”, ka thënë ai.

Dyshime hidhen edhe mbi dokumentet e paraqitura nga Emini. Në dokumentin e Qendrës së Mjekësisë Familjare të Podujevës për vet-izolimin e inspektorit nga Podujeva, data e lëshimit të raportit të mjekut Flamur Lahu mban datën 13 gusht, pikërisht në ditën e denoncimit të tij nga Policia.

https://www.facebook.com/xhavit.avdiu/posts/4094298527306875