Kosova në muajin shtator do të përballet me Moldavinë dhe Greqinë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes e ka bërë gati listën e futbollistëve të ftuar, të cilën do ta publikojë të hënën, shkruan Reporteri.net
Gazetari Arlind Sadiku me anë të një postimi të bërë në Facebook ka thënë se ka folur me Challandesin, i cili i ka treguar atij se Kosova nuk do ta zhvillojë asnjë stërvtije në Prishtinë.
Kombëtarja do të niset direkt për në Itali, ku në Parma do ta zhvillojë ndeshjen me Moldavinë.
Ky është postimi i plotë nga Sadiku:
Trajneri i Kosoves, Bernard Challandes ma konfirmoi se lista e futbollisteve per ndeshjen ndaj Moldavise dhe Greqise do te publikohet te henen. Ekipi yne do te grumbullohet ne Prishtine, por nuk do ta zhvilloje asnje stervitje ketu. Pergatitjet per Moldavine do te fillojne ne Itali (Parma), ku do te zhvillohet ndeshja me 3 shtator.
https://www.facebook.com/arlind.sadiku.12/posts/10160182588089937