Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të premten se në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, aktualisht janë të shtrirë 516 pacientë, prej tyre 395 janë të prekur me koronavirus.
Në raportin ditor të SHSKUK-së është thënë se 18 pacientë janë në respiratorë, 27 janë duke u trajtuar me makinat e frymëmarrjes, CPAP, derisa 347 të tjerë janë në oksigjenoterapi.
Kosova ka gjithsej 700 shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale.
Këtij vendi të premten i janë shtuar 162 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 548 mostrave.