Fjalë Kyçe

Zyrtari i LDK-së propozon Rexhep Ismajlin e Jusuf Buxhovin për president

Zyrtari i LDK-së propozon Rexhep Ismajlin e Jusuf Buxhovin për president

Zyrtari nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Naser Rugova, ka thënë se akademikët si Rexhep Ismajli ose Jusuf Buxhovi do të ishin kandidatë briliantë për pozitën e presidentit.

Në emisionin Info Magazinë në Klan Kosova, Rugova ka shtuar se çdo prezantim i Ismajli apo Buxhovit në arenën ndërkombëtare, do t’i bënte nder shtetit dhe popullit të Kosovës.

“Nganjëherë nevojiten intelektualët e mirëfilltë që kuptojnë nga proceset politike, historia dhe diplomacia”.

“Për shembull, kandidatë brilantë për president do të mund të ishin akademik Rexhep Ismalji dhe Jusuf Buxhovi”.

“Kush mund t’i kontestojë këta nga aspekti i njohurive të proceseve politike?”.