Fjalë Kyçe

Ky është 33 vjeçari nga Rahoveci që vdiq sot si pasojë e COVID-19

Ky është 33 vjeçari nga Rahoveci që vdiq sot si pasojë e COVID-19

Një 33-vjeçar nga Xërxa e Rahovecit ka vdekur pasi ishte i infektuar me Covid-19. E kryetari i Rahovecit, Smajl Latifaj, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook fotografin e të ndjerit Çlirim Mornia.

I ndjeri ishte i shtrirë në kliniken e Pulmologjisë në Prishtinë që nga data 7 gusht 2020.

Gjithashtu edhe lajmin për vdekjen e të riut nga Rahoveci e ka konfirmuar vet Latifaj.

“Po është e vërtetë, një 33 vjeçar nga Xërxa ka vdekur pasi ishte pozitiv me koronavirus. Ai ka qenë I shtrirë në klinikën e Pulmologjisë në Prishtinë. Më 7 gusht i është marrë mostra kurse më 9 gusht ka rezultuar pozitiv”, ka thënë Latifaj.