Është anuluar ndeshja e Prishtinës me Lincoln Red në Ligën e Evropës në fazën parakualifikuese pasi tetë futbollistë të klubit kosovar rezultuan pozitivë për koronavirus.
Takimi ishte paraparë të zhvillohej me fillim prej orës 18:00, por asnjë zyrtar i klubit prishtinas nuk është parë në stadium, teksa në fushë kishin zbritur lojtarët vendas dhe gjyqtarët.
Te Prishtina të shtunën u njoftua për tetë futbollistë pozitivë me COVID-19, duke ia pamundësuar arritjen e numrit prej minimum 13 lojtarëve siç e kërkon UEFA për ndeshjet në kohën e pandemisë.
Takimi ishte paraparë të zhvillohej në mesjavë, por ishte shtyrë pasi tetë futbollistë të Prishtinës rezultuan pozitivë për koronavirus. Fituesi i Kupës së Kosovës ndërroi tërësisht skuadrën dhe me futbollistë të tjerë u nis drejt Gjibraltarit me skuadër të përbërë nga futbollistë të ekipeve tjera kosovare. Në testimet e reja, sërish tetë futbollistë rezultuan pozitivë.