Një aksident trafiku është shkaktuar tek Menza e Studentëve në Prishtinë, si pasojë e të cilit janë lënduar dy persona.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për KOHËN se personat e lënduar kanë marrë trajtimin mjekësor dhe se pas tij janë liruar për në shtëpi.
“Sot, rreth ores 10:35 te semaforat afër Menzës së Studentëve në Prishtinë është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime të lehta trupore. Të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete. Ndihmë mjekësore nga ky aksident raportohet se kanë kërkuar dy persona dhe pasi kanë marrë trajtimin në Emergjencë në QKUK, janë liruar në shtëpi”, ka thënë Hoxhaj.