Fjalë Kyçe

Samir Sahiti para ndeshjes me Trepçën ’89, Superliga ka nevoj për Vëllaznimin

Samir Sahiti para ndeshjes me Trepçën ’89, Superliga ka nevoj për Vëllaznimin

Një ndër sfidat më të nxehta të këtij edicioni në futbollin e Kosovës do të zhvillohet më 1 qershor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë në mes Vëllaznimit dhe Trepçës ’89.

Futbolisti i mirënjohur i skuadres gjakovare Samir Sahiti ka folur ekskluzivisht për Gazetën Alo për këtë përballje tejet të rëndësishme.

Sahiti është shprehur tejet optimist para kësaj sfide jashtëzakonisht të rëndësishme.

“Disa ndeshje luhen e disa fitohen, kjo ndeshje luhet dhe fitohet. Sigurisht jemi të vetdijshëm për forcën e Trepçës 89. Ata janë favorit në këtë ndeshje por ne besojm se jo qdo herë fiton favoriti”, ka thënë fillimisht futbollisti i Vëllaznimit.

“Kemi marr mësim nga ndeshjet e Kupës dhe do të mundohemi të përmirsohemi. Po punojmë shumë për këtë ndeshje. Kemi një grup të fort dhe do hyjm në ndeshje shumë të motivuar dhe me koncentrum maksimal”, ka thënë më tej Sahiti.

“Unë jam rrit te Trepça 89 por kjo ndeshje për mu është si krejt ndeshjet e tjera. Skuadra jonë e meriton Superligën ,Superliga ka nevoj për Vëllaznimin. Ndoshta ne është dashtur të hyjmë direkt por jemi penalizu shumë nga fushat e tmerrshme në ndeshjet si mysafir. Gjithsesi shihemi të shtunën…..”, ka deklaruar Samir Sahiti për Gazetën Alo.