Në orët e para të mëngjesit të sotëm, disa persona kanë tentuar ta plaçkitin një bankë në afërsi të një qendre tregtare në Prishtinë.
Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Sot rreth orës 05:30, është aktivizuar një alarm i një banke në një qendër tregtare në lagjen Veternik në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore”, ka thënë për Indeksonline, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës.
Ajo tutje ka thënë se mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë.
“Dyshohet se një rast vjedhje ka mbetur në tentativë, e njëjta është tentuar të realizohet duke dëmtuar një bankomat të një banke, me një mjet shpërthyes. Derisa ekzaminimi po vazhdon në vendngjarje, hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”.