Fjalë Kyçe

Koronavirusi i merr jetën edhe një mjeku shqiptar

Koronavirusi i merr jetën edhe një mjeku shqiptar

Covid i merr jetën një tjetër mjeku në vend. Mësohet se si pasojë e koronavirusit ka humbur jetën sot mjeku Vilson Topulli, epidemiolog i njohur.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë shefja e epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino përmes një statusi në rrjet.

“Kjo pandemi na mori kolegun tonë Vilson Topulli. Ai ishte historia dhe kujtesa e ISHP”,– shprehet Bino.

Statusi i plotë:

Kjo pandemi na mori sot kolegun tone te palodhur Vilin , Vilson Topullin. Me Vilin jam njohur gjate epidemise se Koleres ne vitin 1994. Me pas punova perreth 16 vite me te. Vili ishte personi qe njihte cdo skute ne Shqiperi e njihte vendin dhe kedo qe punonte ne shendet publik. Nje njeri i palodhur. Ishte historia dhe kujtesa e ISHP ku kishte fillluar punen qysh 19 vjec. Njeriu qe kishte punuar per kontrollin e Antraksit e njihte cdo gje rreth tij, qe kishte punuar me cdo epidemi dhe kotnroll te saj ne ISHP. Vili ishte kujtesa ku eksperienca reflektohej ne cdo veprim e pune tonen nga fushata e kontrollit te Fruthit dhe Rubeoles, punes per certifikimin e Shqiperise si vend pa polio, kontrollit te sa e sa shperthimeve epidemike e fushatave vaksinimi te ndryshme. Vili qe planifikonte me kujdes dhe ruante cdo detaj ne fletore. Ne nje nga shenimet qe shkruante gjeta: Po nisem urgjentisht ne Korce me Tan Ulqinakun dhe me Irisin per nje rast vdekjeje te nje te riu 28 vjec nga nje pneumoni virale. Ishte i palodhur ishte ndihma e cdo epidemiologu te ri e te vjeter. Ishte epidemiolog i mirefillte i terrenit. Nuk mund ta dinte se vite me pas nje pneumoni e tille do ti merte jeten. Te na falesh Vili qe nuk te mbrojtem e nuk te shpetuam dot. Te qofte i lehte dheu kolegu jone i mire. Ngushellime femijeve te tu te mrekullueshem Herionit qe u perpoq ne cdo cast keto jave dhe per te cilin ti ishe aq krenar, mbesave te bukura e nipit Mario qe i doje aq shume, dhe Lajles se dashur me te cilen ishe aq i lidhur e ajo me ty.