Takim zyrtarë me Sekretarin e FFK z.Eroll Salihu në mbështetje të Klubit Lugina ishte pjesmarrës Luigj Imeri dhe Istref Klinaku.
Pas disa bisedave zyrtare u bashkangjit dhe Kryetari i FFK z.Agim Ademi ku biseduam për Futbollin në Luginë të Preshevës.
Tema që u shtjelluan ishin këto:
1. Ftesa zyrtare për Klubin futbollistik Lugina që të marrë pjesë në Kupen e Pavarsisë që mbahet në Vlorë nën organizimin e 2 Federatave Shqiptare FSHF dhe FFK.
2. Mbështetje nga FFK për rekuizita (dresa,topa etj…) , ndaj Klubit Lugina.
3.Pjesëmarrja në Seleksionimet e grupmoshave në FFK.
4.Licensimet e Trajnerëve të UEFA C dhe UEFA B në FFK , dhe trajnimet për Albitrat.
Falemnderojm FFK për mikpritjen dhe mbështetjen e pa kursyer ndaj Klubit futbollistik Lugina.
K.F.Lugina 28.05.2019