Fjalë Kyçe

Lul Raka befason me deklaratën e tij, numri i rasteve me koronavirus mund të jetë dhjetëfish më i madh

Lul Raka befason me deklaratën e tij, numri i rasteve me koronavirus mund të jetë dhjetëfish më i madh

Mikrobiologu Lul Raka ka folur për testimet për koronavirus në Kosovë. Raka ka thënë se kur kemi pak teste për Covid-19, numri real i të infektuarve shumëzohet me 5-10.

Ai ka folur edhe për testet serologjike për koronavirus. Sipas Rakës, një test i tillë “s’mund të jetë tregues i vërtetë i shkallës së prekjes”.

“Pjesa më e madhe që kanë shkuar kanë dyshuar për infeksione”, ka thënë ai. “Duhet të kihet parasysh për testimet serologjike… një pjesë e konsiderueshme nuk zhvillojnë antitrupa. E kanë kaluar (Covid-19), dhe nuk kanë antitrupa”, ka thënë Raka. “Por, kjo s’do të thotë që nuk kanë mbrojtje”, është shprehur Raka.

Mikrobiologu Lul Raka ka paralajmëruar shtim të rrezikut shëndetësor për qytetarët e Kosovës gjatë vjeshtës dhe dimrit.

Ai ka thënë se përveç me Covid-19, populli do të përballet edhe me një armik tjetër. “Nga vjeshta do t’i kemi dy armiq përballë, gripin sezonal dhe Covid-19”, ka thënë Raka në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.