FC Feronikeli është përforcuar me një mbrojtës nga Sllovenia, të cilin e ka konsideruar si futbollist fantastik
FC Ferronikeli ka transferuar mbrojtësin slloveni, Ozbej Kuhar nga klubi NK Triglav.
Slloveni nuk dihet për sa vite do të qëndrojë në klubin drenicas por ai luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë dhe është një ndër lojtarët e radhës që kjo skuadër ka ofruar gjatë verës.
“Mbrojtësi slloven, më parë ishte pjesë e klubit të NK Triglav nga Sllovenia dhe tani bëhet pjesë e familjes së FC Feronikelit”, shkruan në faqen e klubit FC Feronikeli.
Tutje ish kampioni i Kosovës ka premtuar se do të vazhdojë të jetë aktive gjatë këtij afati kalimtar, duke bërë edhe transferime të tjera.