Paul Pogba, i dëshiruari i madh i Zinedine Zidane, është në gjendje të pranojë ulje të pagës së tij vetëm e vetëm që të nënshkruajë me Real Madridin.
Me këtë vendim të tij, Real Madridit i hiqet njëra nga dy pengesat që e bllokonin transferimin, me çmimin e lartë që Manchester United e kërkon për të, që mbetet si e vetmja pengesë për realizimin e këtij transferimi, pengesë, e cila nuk është e lehtë të largohet, rapprton Eduardo Inda, gazetar. /GazetaAlo.