Janë bërë të ditura rezultatet preliminare të zgjedhjeve Parlamentare në Malin e Zi. Sipas qendrës për Monitorin dhe kërkim të këtij shteti, janë numëruar 81.9 për qind të fletëvotimeve deri tani.
Sipas vlerësimeve të fundit, lista DPS – Përcaktuar për Malin e Zi e Milo Gjukanoviç ka 34.9 për qind dhe koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” 32.7 për qind.
Koalicioni “Paqja është kombi ynë” ka 12.6 për qind, “Bardh e zi” 5.6 për qind, Partia Boshnjake 4.2 për qind, Social Demokratët 4.2, SDP – Mali i Zi i fortë 3.1 për qind, Koalicioni Shqiptar Njëzëri 1.1 për qind, Lista Shqiptare 1.4 për qind, HGI 0.2 për qind.
Sipas rezultateve të deri tanishme, partia DPS do të ketë 29 mandate, koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi” 27 mandate, “Paqja është kombi ynë” 10 mandate, “Bardh në Zi” katër mandate, nga tre mandate do të kenë Socialdemokratët dhe partia Boshnjake, dy mandate për SDP, dhe nga një mandat Lista e Shqiptarëve dhe AK Njëzëri.