Sot në zyret e Federatës së Futbollit të Kosovës, është hedhur shorti dhe Vëllaznimi do të jetë në cilësinë e mysafirit në ndeshjen e barazhit kundër Trepçës ’89.
Sipas drejtuesve të Vëllaznimit, interesimi është i madh dhe tifozëve gjakovar do ti takojë tribuna në anën lindore të stadiumit.
Të gjitha këto, i ka bërë të ditur klubi i Vëllaznimit nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të klubit në Facebook.
Dueli Trepça ’89 – Vëllaznimi zhvillohet të premten më 1 qershor, ndërkohë një ditë më herë luhet Gjilani – Besa.
Njoftimi i Vëllaznimit.