Fjalë Kyçe

Rrokulliset cisterna me naftë në Zahaq të Pejës, lëndohen dy persona

Rrokulliset cisterna me naftë në Zahaq të Pejës, lëndohen dy persona

Një cisternë me naftë është rrokullisur pasditen e sotme në Zahaq të Pejës, ku si pasojë kanë mbetur dy persona të lënduar. Ky rast është vetaksident, derisa janë shkaktuar edhe dëme materiale.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Një vetaksident ka ndodhur në orën 16:30 në fshatin Zahaq, si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë arritur ndihma e shpejtë dhe zjarrfikësit”, ka deklaruar Rugova.